Pas Champions League, në Nion të Zvicrës u hodh shorti i çerekfinaleve të Europa League. Bie në sy përballja Milan-Roma.
Spektakolare priten edhe dy duelet mes Liverpoolit dhe Atalantës së Berat Gjimshitit.
West Hami do të jetë pengesa e Bayer Leverkusenit për të mbërritur në gjysmëfinale, teksa çerekfinalja tjetër është Benfica-Marseille.
Sa u përket gjysmëfinaleve, fituesi i Milan-Roma do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e Leverkusen-West Ham.
Ekipi që kualifikohet nga Benfica-Marseille, do të gjejë përballë fituesin e çiftit Liverpool-Atalanta. Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 22 maj në Dublin Arena, Irlandë.