Një sipërfaqe toke me ullishte është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Dushkut. Flakët, sipas raportimeve, janë përhapur në zonën e Dushkut- Fshat, në pikën ku kufizohet me Peqinin.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Peqinit dhe Rrogozhinës të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Era ka bërë që vatra e zjarrit të përhapet me shpejtësi. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.