-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet nga atentati në Shkodër, momenti kur makina shpërthen në flakë

Kryesoret

Së fundmi janë bërë publike pamjet nga atentati në Shkodër ndaj Gjergj Ndështriqaj dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy shpëtuan me plagosje të lehta nga 80 plumba që u qëlluan në drejtim të tyre.

Në videon e bërë publike nga Report.Tv , dallohet momenti kur dy ‘shënjestrat’ qëllohen me breshëri plumbash sapo parkojnë makinën në një lokal në fshatin Grudë e Re.

Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës ndërsa Gjon Nikaj largohet me vrap.

Pak sekonda më vonë makina shpërthen në flakë nga breshëria e plumbave.

Atentati ndaj tyre u bë pasditen e 12 marsit, ku deri më tani ‘shënjestra’ dyshohet se ishte Gjergj Ndrshtiqaj, pasi ky i fundit është vëllai  i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Por në lidhje me atentatin ka më shumë dyshime për sa i takon profesionit të 30-vjeçarit.

Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit