-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egnatia disfatë ndaj Skënderbeut, Partizani bie në Durrës, ‘fërkon duart’ Vllaznia

Kryesoret

Një moment për tu harruar është ai që po kalon kryesuesja e Superiores, Egnatia.

Skuadra nga Rrogozhina pësoi një disfatë ditën e sotme në Korçë kundre Skënderbeut, ku u mposht me shifrat 2-0. Një dygolësh i sulmuesit nigerian Ahanonu vulosi fatin e takimit si dhe i dha një goditje të fortë ëndrrës titull të Egnatias. Rrogozhinasit kanë humbur distancën me skuadrat ndjekës, kjo si shkak i rezultateve të dobëta ku në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një fitore.

Një situatë nga e cila pritet të përfitojë Vllaznia, aktualisht në vendin e dytë me 2 pikë më pakë por me një ndeshje më shumë për të luajtur. Nëse shkodranët fitojnë kundër Kukësit ditën e nesërme atëherë do të jenë në krye të tabelës.

Nëse Vllaznia fërkon duart për këtë situatë të Egnatias, të njëjtën gjë nuk mund të bëjë Partizani.

Kryeqytetasit humbën një shanc të artë ditën e sotme për të ngushtuar distancën me kreun, por morrën një disfatë të hidhur në Durrës nga Teuta.

Një goditje fluturimthi e Peposhit “shkundi merimangat” e portës së Alban Hoxhës, një gol që fare mirë mund të konsiderohet si një nga më të bukurit e këtij sezoni. Teuta renditet në vendin e tetë me 31 pikë, sakaq Partizani në vendin e 3-të me 46 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit