-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: 5 drejtorët e bashkisë që kanë vjedhur përmes 45 tenderave shpërblehen nga Veliaj

Kryesoret

Beldin Këlliçi ka folur sërish për çështjen e inceneratorëve. Sipas tij kjo ngjarje është e trupshme dhe vijon ende të jetë e pazgjidhur. Këlliçi deklaroi se drejtorët e bashkisë së Tiranës vijojnë të jenë të lirë.

“Sot, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.
Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit dhe me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë.” tha Këlliçi gjatë dekaratës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit