Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në një lagje të Cërrikut.
Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por njëri nga automjetet ka mbetur i shkatërruar gati plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes nga ana e njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në këtë aksident.