-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Crawford për 5Pyetjet.al: Pse është i komplikuar investimi në Sazan dhe Zvërnec

Kryesoret

Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e të cilëve mund të kalojë 1 miliard dollarët.

Sipas një artikulli të botuar sot nga Bloomberg News, kompania e investimeve e zotit Kushner me qendër në Majemi, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më vetëm si një bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Ai tha për Bloomberg-un, se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

Debati në Shqipëri është hapur. Reagime ka shumë, por opozita ka heshtur. Mark Crawford, ish-President i Dhomës Amerikane të Tregtisë i kontaktuar nga “5Pyetjet.al” tha se investimet në Sazan dhe Zvërnec i sheh të komplikuara.

Unë ende nuk kam një mendim. Do të doja të shihja më shumë investime amerikane në Shqipëri por ky mund të jetë i komplikuar (Sazan – zonë ushtarake; Zvërnec – park kombëtar historik; Serbia – gjithashtu godina ushtarake që u bombardua nga NATO)” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit