Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë kanë mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë.
Kujtojmë se nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Tepelenë, kanë mbetur të vdekur katër persona dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Është zbardhur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se bëhet fjalë për shtetasit:
Riza Astrit Rapaj 42 vjeç
Lavdosh Bega 62 vjeç
Lefteri Bega 57 vjeç
Afërdita Meta 85 vjeç
Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona:
Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Ismail Meta 61-vjeç
3 të tjerë janë të plagosur lehtë