-sidi education-spot_img
32.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli miraton planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza – Nesër armëpushim

Kryesoret

Izraeli ka miratuar planin për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, siç njoftoi zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi në orët e para të së shtunës. Netanyahu e quajti marrëveshjen një “zhvillim kyç” dhe falënderoi Donald Trump, si dhe të dërguarin amerikan Steve Whitkov dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, të cilët morën pjesë në takimin e djeshëm të kabinetit izraelit.

SHBA po mobilizon rreth 200 ushtarakë amerikanë në Lindjen e Mesme për të koordinuar një forcë shumëkombëshe për të mbikëqyrur respektimin e armëpushimit.

Trump tha se pengjet izraelite mund të lirohen “të hënën ose të martën”. Përveç armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, faza e parë e marrëveshjes parashikon edhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, fillimin e tërheqjes së trupave izraelite nga pjesë të Gazës dhe hyrjen e qindra kamionëve të ndihmave humanitare çdo ditë në Rrip.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit