Kryeministri Edi Rama sulmoi hapur Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që prej dy vitesh ka vendosur sekuestro mbi “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020 me vendim të qeverisë i është dhënë me qira si pjesë e një territori shumë më të madh prej mbi 265 mijë metrash katrorë.
“Rilindja e industrisë ushtarake. Janë bërë abuzime të mëdha në vit si janë përdorur ato prona që janë nxjerrë nga plani i përhapjes, por nuk më rezulton se ka ndodhur ndonjë hata ushtrisë sonë. Ka ende prona dhe aseste të degraduara ushtarake që nuk do i duhen kurrë një ushtrie të NATO-s dhe janë gjynah që nuk futen në shërbim turizmit, agro turizmit, arsimit, por rrinë si fantazma sa në majë të maleve apo deteve tona.
Kryetarët e bashkive jo tona, Puka, Fushë Arrëzi, Memaliaj që mund t’i kthejnë në investime për emigrantët e atyre zonave. Absurdi arrin se merret peng me sekuestro në emër të NATO-s një investim 200 milionë Euro në limionin e Sarandës që ka pasur që në kohën e Zogut për marinë.
Por për tre vite rri bllokuar për mënyrën si është lidhur kontrata. Nuk duhet diplomë që të kuptosh që të hetosh si është lidhur një kontratë nuk të jep drejtë ta bllokosh në emër të NATO-s duke e bërë NATO-n të qeshë dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një tjetër pushteti të pavarur, ky është një arbitraritet tjetër i hapur që mund të kushtonte sa qimet e kokës nëse investitorët do ta conin në arbitrazh” tha ai.