-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Sazani jo zonë e mbrojtur, dhëndri i Trump do ta bëjë xhevahirin e Mesdheut

Kryesoret

Kryetari i PS-së, Edi Rama nga Gjiri i Lalzit foli për herë të parë për projektin e dhëndrit të Donald Trump që do të investojë në Sazan resorte dhe vila luksoze. Sulmoi segmente të opozitës që kanë deklaruar se Sazani është zonë e mbrojtur. Theksoi se firma “Aman” e hotelerisë ka ndërtuar edhe në zonat e mbrojtura nga UNESCO në Azi dhe Lindjen e Mesme.

“Këto ditë dhëndri i Donald Trump shpalli ambicien për të investuar në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit për ta kthyer në një xhevahir në Mesdhe. Flasin për një zonë të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë veç mbrojtjes nga ushtarët. Hija e ish-presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij.

Ju kujtohet se cfarë thoshin për mua kur u zgjodh por ja ku jam sot. Për mua djalin e paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit. Zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të firmës së hotelerisë në botë, Aman, që ka ndërtuar një dyzinë në zonat përrallore të UNESCO-s në Azi dhe Lindjen e Mesme” tha ai.

Theksoi se qeveria do të ketë aksione në investimin strategjik. “Shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit për të qenë shëmbëlltyra të denja, vepra të shkëlqyera. Kjo e reja për Sazanin nuk është kërkesa e parë që kemi pasur. Vitet e fundit ka pasur disa që na janë ofruar dhe i kemi refuzuar sepse nuk jemi të interesuar për të bërë pazare për vete, apo të pranojmë zhvillime mediokre” tha ai.

LIVE-Rama: S’e ‘grisim’ drejtësinë e re, shyqyr që na preu ‘drutë’ e shtrembër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit