-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Çfarë më tha Peleshi dje dhe çfarë thotë Rama sot për Sazanin

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”. Salianji perifrazon kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’. Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”

Postimi i Salianjit:

“Me zë dhe figurë; çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot!

Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, është shprehur Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetësimin publik për ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, shkruan deputeti i PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit