Ina Zhupa: Raporti kritikon heqjen e 600 hektarëve nga zona buferike nga Parku i Butrintit. Shkelja e pestë që evidenton UNESCO është ajo që kemi evidentuar mospërfshirjen e pushtetit lokal. Zona tre ndodhet në bashkinë Sarandë, por UNESCO thotë se jo vetëm bashkia Sarandë, por edhe bashkitë Finiq dhe Konispol dhe duhet të jetë qeveria për koordinimin.
“Këto plane që bën koncesionari sikur të ishte ishull protektoriat duhet të lidhen me strategjitë lokale të tre bashkive dhe të merren parasysh ato për cdo plan për të përcaktuar toka të tjera për zhvillim” thotë UNESCO. Pasi planifikohen hapësira për parkingje. UNCESO thotë se duhet të përfshihen komunitetet lokale në bordin e drejtorëve. Këtë gjë nuk e ka bërë shteti shqiptar.
UNESCO ka vërtetuar të gjitha qëndrimet e mbajtura nga unë kundër koncesionit Butrinti. Në fund dua të evidentoj që UNCESO e ka bërë të qartë që ligji nuk ruan rolin e shtetit palë si garant i pasurisë por e lëshon në një OJF private, që ligji nuk e trajton parkun si të tërë por e menaxhon në pjesë të ndryshme. Ligji nuk garanton përfshirjen e komunitetit lokal. Ligji ka plane me baza fitimi dhe biznesi.
Planet ndërtimore që ligji bën janë të pakonsultuara me UNCESO dhe ekziston rreziku për të dëmtuar vlerat universale. UNESCO ka një kapitull që tregon anëtarët e bordit të drejtorit dhe që nuk dinin as kufijtë e parkut, janë njerëz që nuk kanë lidhje me historinë por kanë shkuar atje për arsye fitimi. UNESCO sugjeron rrëzimin e marrëveshjes dhe lidhjen e një marrëveshje të re, ku shteti të mos e japë me koncesion.
Lajmi ne perditesim….