-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Do të vazhdojmë trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes

Kryesoret

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën shtimin e trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, zoti Borrell shprehu keqardhjen për moszbatimin e marrëveshjes për të cilën palët u pajtuan me 18 mars të vitit 2023 në Ohër.

“Më vjen shumë keq që kjo marrëveshje që u arrit me vështirësi nuk është zbatuar. Do të vazhdojmë trysninë mbi të dyja palët që të ecin përpara, por një vit me pas zbatimi nuk është i tillë çfarë kam pritur”, tha zoti Borrell.

Me 27 shkurt të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u pajtuan për një marrëveshje normalizimi mbi një plan i cili qe bërë i njohur si nisma franko gjermane.

Me 18 mars në Ohër ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes e cila kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./voa

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit