-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Paratë e inceneratorëve, haraç për mafian italiane

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi vijoi denoncimet sa i përket çështjes së inceneratorëve. Sipas tij, paratë publike kanë kaluar jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanive te Klodian Zotos.

“Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk.

Në vitin 2020 Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash.

Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit