Një hetim është duke u zhvilluar për disa fakte që lidhen me trafikun e armëve në Belgjikë mes ushtarëve të batalionit dhe mafias shqiptare.
Kjo përfshin trafik armësh me anëtarë të mafias shqiptare dhe çeçene.
Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe « bosi » i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.
Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuws dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën.
Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armatën belge me mafian e huaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch.