Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hida është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
‘Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë” tha ai.
Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas informacioneve, në të njëjtën dosje me Hidën janë edhe disa të pandehur të tjerë.