-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vladimir Putini me fitore të thellë të pritshme në zgjedhjet ruse

Kryesoret

Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë.

Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

Rezultati i zgjedhjeve do të thotë se Vladimir Putini, 71 vjeç, do të nisë një mandat të ri gjashtëvjeçar dhe nëse e çon deri në fund, do t’ia kalojë edhe Josef Stalinit dhe do të bëhej udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që prej 200 vitesh.

Ai fitoi 87.8 për qind të votave, rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë post-sovjetike të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera kanë thënë se votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politikë dhe censurës.

Të frymëzuar nga udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, mijëra protestuan në mesditë kundër Putinit në qendrat e votimit brenda Rusisë dhe jashtë saj.

Putin u tha gazetarëve se i konsideronte zgjedhjet e Rusisë si demokratike dhe protesta e frymëzuar nga Navalny, nuk pati asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Në komentet e tij të para për vdekjen e tij, ai tha gjithashtu se vdekja e zotit Navalny kishte qenë një “ngjarje trishtuese” dhe konfirmoi se kishte qenë i gatshëm për një shkëmbim të burgosurish që përfshinte politikanin e opozitës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit