-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është ‘Projekti 5000’ i Serbisë që ngriti alarmin në Kosovë?

Kryesoret

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), të martën ka publikuar raportin me titull “Çka është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?”, i cili shqyrton zgjerimin e forcave speciale ushtarake të Serbisë nën “Projektin 5000” dhe pasojat e tij të mundshme në paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në raport thuhet se nisma “Project 5000” synon të forcojë forcat speciale serbe, duke e rritur numrin e tyre nga 1500 në 5000. Kjo nismë thuhet se sinjalizon një qëllim të qartë për të forcuar aftësitë ofanzive dhe operacionet speciale.

“Nisma për të zgjeruar ndjeshëm numrin e forcave speciale nga 1500 në 5000 sinjalizon një qëllim të qartë për të forcuar aftësitë ofanzive dhe operacionet speciale. Kjo lëvizje tregon një fokus në forcat fleksibël, me reagim të shpejtë, të afta për të ekzekutuar një gamë të gjerë operacionesh ushtarake, duke nënvizuar një zhvendosje drejt aftësive ushtarake më dinamike dhe të gjithanshme”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit