Deputeti socialist, Nasip Naço është zyrtari i radhës që paraqitet në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në pozitën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Nasip Naço është paraqitur në ambientet e SPAK paraditen e sotme.
Ai ka deklaruar se u thirr për hetimet e dosjes CEZ-DIA për kohen qe ka qene minister i Ekonomise. Për këtë dosje më herët ka qenë i thirrur nga SPAK-u edhe kryetari i partise se Lirise, Ilir Meta dhe zyrtarët e ish-zyrtarë të tjerë.
“Jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëjë me CEZ DIA. Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor, kam folur me letra dhe jo me heshtje.
Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët dhe interesat e shtetit kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemi disa kompani në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të CEZ. I kurseu buxhetit rreth 40 mln euro“, tha Naço.