Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përmendi edhe sulmin që Edi Rama i bëri sot gazetares Ambrozia Meta.
Berisha u shpreh se kur Rama bëri një gjest të tillë publik, imagjino çfarë bën ai pa praninë e të tjerëve.
Berisha:Të dashur miq, sot Shqipëria u gjend para një skene që nuk e kishte parë në tërë historinë e saj.
Nuk kishte ndodhur kurrë që një zyrtar, një kryeministër të gjuajë një gazetare të mirënjohur, një zonjë, një motër, një vajzë, një grua, para kamerave, para qytetarëve.
Miqtë mi, ky është një akt që tregon të gjithë karakterin e tij, të gjithë shëmtinë e karakterit të tij.
Ka pasur një incident këto ditë dhe për dy javë mediat u morën me atë episod.
Kurse sot, ato kanë qepur gojën, mediat e qeverisë, heshtin dhe bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
A mund të imagjinoni ju miqtë e mi, se çdo mund të bënte ky njeri brenda 4 mureve, pa praninë e të tjerëve, ndaj një njeriu që do ia përplaste të vërtetat në fytyrë.
Ju më keni dëgjuar mua të denoncoj me dhjetëra herë brutalitetin e tij në mbledhjet e qeverisë. Agresivitetin e tij ndaj ministreve në mbledhjet e qeverisë.
Por ato heshtin, nuk flasin, depersonalizohen në vend se t’ia përplasin në fytyrë qëndrimin brutal prej një zyrtari mesjetar dhe stërmesjetar, që nuk kontrollon dufin dhe urrejtjen për ato që nuk i pëlqejnë.