Prokuroria e Tiranës, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar që dy AMG-të e djalit të pastrueses Havier Dobi, që dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura në banesën e Alda Klosit, t’i kalojnë shtetit.
Gjithashtu është kërkuar heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.
Havier Dobi, i cili së bashku me nënën akuzohen se vodhën në shtëpinë e Alda Klosit shumën prej 462 mije euro, ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë.
Në emër të tij ka folur avokati i cili kërkoi që Havieri të dënohet me shërbim prove dhe jo me burg, pasi është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen.
Tufat me euro/ Dënohen me burg ish-zyrtarja Alda Klosi, pastruesja dhe i biri