15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i personave së përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas, reagon Balla

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së Fushë Krujës.

Policia arrestoi 2 persona, të dyshuar të përfshirë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Gentian Bejtjes. Në prangat e policisë ranë shtetasit Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Balla është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë dhe të zbardhë çdo ngjarje.
Ai u shpreh se ka falenderuar drejtuesi e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Postimi i plotë:
Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë. Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit