-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Në pritje të fillimit zyrtar të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë zgjedhur një retorikë sulmuese ndaj kundërshtarëve, ndërkohë që mbizotërojnë akuzat për afërsinë e partive të caktuara me politikat e Federatës Ruse.

Megjithatë, partitë kryesore theksojnë si alternativë të vetme atë të integrimit evropian të vendit, edhe përkundër zhgënjimeve nga zvarritjet që, sipas tyre në këtë drejtim po i bën BE-ja. Ndërkaq, analistët nuk e përjashtojnë mundësinë e ushtrimit të ndikimit rus në zgjedhjet e pritshme.

Në Maqedoninë e Veriut edhepse fushata e zgjedhjeve presidenciale akoma nuk ka filluar zyrtarisht, partitë politike dhe pjesëmarrësit në garë po zhvillojnë një retorikë mjaft të ashpër me akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.

Ndërkohë që partitë maqedonase shkëmbejnë ofendime për “tradhëtinë ndaj interesave kombëtare”, partitë shqiptare, nga ana tjetër po thellohen në një retorikë që ka në qendër të vëmendjes ndikimin rus në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka për moto “Po Evropës – Jo Rusisë”, teksa thotë që shmangia eventuale e rrugës evropiane të vendit do të përkthehej si rrezik i orientimit drejt Rusisë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thekson se Rusia synon të pengojë rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të shtrijë konfliktin në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia ka hyrë në vendin tonë; ka themeluar parti politike, ka themeluar mediume, ka formuar militantë në vendin tonë, që duan ta thyejnë rrugën tonë të përcaktuar fort se ne duam një Ballkan të paqtë. Këtu te ne ka parti të themeluar nga Aleksandar Dugin, që është koka e politikave ruse”, u shpreh zoti Ahmeti në një takim me mbështetësit e partisë së tij. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit