-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja kërkon drejtësi për Leonard Farrukun: Qeveria britanike të mbajë përgjegjësi

Kryesoret

Familja e Leonard Farrukut, i riu i cili u vetëvra dhjetorin e kaluar në anijen hotel kur qëndronin azilantët, kanë thënë se qeveria britanike duhet të mbahet përgjegjëse për vdekjen e djalit.

Avokati i familjes ka bërë me dije se qeveria britanike nuk i është përgjigjur letrave të tyre të dërguara muajin e kaluar dhe për këtë ata kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverisë.

Ata i kanë kërkuar qeverisë që të përgjigjet deri të premten për atë që e cilësojnë si nevojë urgjente për të siguruar prova në lidhje me ngjarjen. ë tjerë azilantë që qëndrojnë në këtë anije i kanë thënë The Guardian se vdekja e 27-vjeçarit i ka tronditur dhe kanë frikë se të tjerë në bord mund të pësojnë të njëjtin fat.

“Ne ndjejmë se qeveria britanike duhet të mbahet përgjegjëse për vdekjen e Leonardit. Dëshira jonë është të kuptojmë të vërtetën e asaj që i ndodhi Leonardit dhe të sigurohemi se gjëra të tilla nuk do të ndodhin më ndaj azilantëve të tjerë. Mënyra që kjo të ndodhë është që qeveria të ndërmarrë një hetim të plotë dhe të pavarur për vdekjen e Leonardit”, tha motra e viktimës, Jola Dushku.

Anija-hotel në fjalë nuk është burg, apo qendër paraburgimi, por avokatët thonë se ishte gati-gati një paraburgim duke pasur parasysh vendndodhjen e largët dhe kufizimet që lidheshin me të. Për këtë arsye sipas tyre duhet të nisë një hetim “i jashtëzakonshëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit