-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ ‘Golf’-i që arratisi ‘skuadrën e pushkatimit’ të ish-policit

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy prej personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë disa ditë më parë. Në pranga janë vënë shtetasit Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari.

Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes dhe arratisjes së autorëve. Në momentin e vrasjes “skuadra e killerave” përdori një Land Rover Discover më pas u larguan me një Golf.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë.

Pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të Edison Haxhiut lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë” njofton policia.

Detajet/ I arrestuari për vrasjen e ish-policit, kushëriri i krahut të djathtë të Martinajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit