Tre shqiptarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje në seri në disa banesa në Austri.
Siç edhe mësohet nga mediat e huaj ata kanë plaçkitur disa shtëpi në Austrinë e Ulët dhe të Epërme, Styria, Salzbur dhe Burgenland.
Shqiptarët të moshave 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 grabitje në ndërtesa banimi.
Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e oborrit dhe më pas nga objektet kanë vjedhur para të konsiderueshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro.
32-vjeçari, i cili ishte ende në arrati, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit.
Dy të tjerët të moshave 36 dhe 49 vjeç janë ekstraduar në Austri.
Ata janë dënuar me disa vite burg nga Gjykata Rajonale e Grazit, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije.