Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vite Rei Metën i cili është autori i vrasjes me grusht të Armando Meshahut.
Autorit është pranuar akuza ” vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori ka kërkuar 3 vjet dhe 6 muaj burg por gjykatësja e dënoi me 3 vite.
Familjarët e Meshahut kanë pretenduar se kjo ishte një vrasje me dashje por kjo është rrëzuar në gjykatë.