Gjykata e Posaçme la në burg avokatin Arben Lena. Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë u refuzua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Avokati Lena akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas SPAK ai premtoi se do te ndikonte ne zbutjen e masës së sigurisë për një të akuzuar për trafik në këmbim të 5 mijë eurove.