Deklarata e bërë nga Egla Ceno në Big Brother VIP Albania se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, nxiti reagimin e ashpër të moderatorit, i cili tha se do të bëjë padi penale.
Ai këtë e ka konfirmuar gjatë emisionit të tij ‘STOP’.
Për këtë, Egla është pyetur nga Ledion Liço, i cili edhe ka dhënë deklaratën e Kodrës. Aktorja mori përgjegjësinë e plote për deklaratat e saj në televizion.
“Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta dera, unë mendoj që duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon” u shpreh Egla.
E teksa Kodra deklaroi se kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punonjëse e Top Channel.
Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!/Shqiptarja.com