-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushi konviktet ‘plot’ për të zhvatur tenderat, e pëson keq kujdestarja

Kryesoret

Kujdestarja e një konvikti nxënësish në Malësi të Madhe ka përfunduar në telashe me autoritetet.

Pas denoncimit të bërë nga një emision investigativ, për konviktin e nxënësve në Tamarë, policia sqaroi se kujdestarja me inicialet L. T., 50 vjeçe, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.

“Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Kjo shtetase duke qenë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.”, sqaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit