-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Kumbaro qëndroi 4 orë në SPAK, çështja e stadiumit duhet hetuar

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje denoncimet e saj të mëparshme lidhur me aferën e stadiumit kombëtar.

Pas marrjes në pyetje të Mirela Kumbaros në SPAK, Zhupa ka theksuar akuzat për një skemë korruptive që përfshin vjedhjen e tokës publike dhe favorizimin e klientëve të pushtetit.

Ajo ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend për çdo pasuri publike, pavarësisht se kanë kaluar 10 vjet nga fillimi i këtij procesi.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Shumë gazetarë dhe qytetarë më kanë pyetur për denoncimet e bëra për stadiumin, pas marrjes në pyetje të Mirela Kumbaros për 4 orë në SPAK.

Vetëm disa fragmente po risjell në vëmendje që tregojnë pse kjo është një aferë korruptive, e paligjshme dhe klienteliste. Vjedhje e tokës publike, klientët e përhershëm të pushtetit që bëhen pronar, VKM për ndryshim destacioni dhe i njëjti grup që pasurohet.

Dhe mos harroni: siç mund ta dëgjoni në deklaratë “Alb Stars” që është te stadiumi, është edhe te Gjiri i Manastirit…

10 vjet më pas, por uroj që drejtësia të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit