Deputetja e Partisë socialiste Mimi Kodheli së bashku me deputetët e Kuvendit kanë mabjtur 1 minutë heshtje në nder të mjeshrit Jorgo Papingji i cili u nda sot nga jeta.
Kodheli i kërkoi kolegëve që jashtë rregullores ta nderojnë figurën e poetit të mijëra këngëve shqiptare.
“Dy orë më parë ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji. Janë disa gjenerata këtu që janë rritur me veprën e tij. Ndaj e shikoj të rëndësishme që ne të mbajmë një minutë heshtje. Më lejoni që tua propozoj këtë gjë. Në nderim të veprës së tij të mbajmë një minutë heshtje”, tha Mimi Kodheli.