Nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit shumë nga polikanët e vjetër kanë mbetur jashtë Parlamentit. Ndërsa shumë figura të njohura iu kanë zënë vendin.
Në qarkun e Tiranës, nga Partia Socialiste kanë mbetur jashtë: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.
Ndërsa nga PD–Shqipëria Madhështore mbetën jashtë: Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.
Ndërkohë në Kuvend do të hyjnë Sara Mila në Elbasan kandidatja me më shumë vota, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.