Një 30-vjeçar është dhunuar me sende të forta në një lavazh në Korçë. Mësohet se autorët janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.