Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me rastin e dhunës të ndodhur në Korçë.
Ai u shpreh se policia duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve.
“ Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale.”, shkruan Balla.
EMRAT/ 4 persona dhunojnë 30-vjeçarin në një lavazh në Korçë









