Shqipëria pësoi një disfatë të rëndë 0-3 përballë Kilit mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e luajtur në Parma të Italisë. Një miqësore në kuadër të përgatitjeve për ‘Euro 2024’ që vuri në pah të gjitha pikat e dobëta të Kombëtares shqiptare dhe mbi të gjitha i ‘ktheu me këmbë në tokë’ pas euforisë së kualifikimit për në Europian.
Djemtë e Sylvinhos pësuan që në 20 minutat e para pas një të djathte të bukur të Vargas. Protestat për prekje me dorë të topit nuk u morën parasysh, me arbitrin që e konsideroi të rregullt golin.
Shqipëria u mundua të reagonte por pa rezultat me amerikano latinët që shënuan dhe dy herë të tjera në fund të pjesës së dytë duke vulosur gjithçka në shifrat 0-3.
Pas sfidës trajneri Sylvinho u shpreh i pa kënaqur për mënyrën sesi skuadra reagoi në fushën e lojës sidomos në minutat e para.
“Në 25 minutat e parë nuk kemi bërë asgjë mirë. Na na mungoi intensiteti, kjo është fjala e duhur. Nuk më pëlqeu aspak. Ne jemi skuadër që duhet të bëjmë 90 minuta luftë, nëse mungojnë 25 minuta… Por pas golit nisëm të luajmë dhe hymë në lojë. Jam i inatosur për golin e dytë dhe të tretë, skuadra duhet të jetë në lojë gjithmonë. Është një nivel i lartë që shkojmë të luajmë dhe duhet ta kuptojmë shpejt këtë” u shpreh Sylvinho.