Një autobus i linjës Fier-Patos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, fatmirësisht duke mos shkaktuar dëme njerëzore.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Portez.
Sapo shoferi konstatoi zjarrin zbriti me shpejtësi pasagjerët.
Në vendngjarje mbërritën 2 automjete me zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.