-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama

Kryesoret

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka reagur pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të Fredi Belerit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati thekson se arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është vetëm, Edi Rama.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit