Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, që nga qeveria u argumentuan se sjellin mbrojtje më strikte për këto zona, në fakt, nëse i sheh nen pas neni, konstaton se rrisin fleksibilitetin për të ndërhyrë në to. Por çfarë sjell konkretisht ky ndryshim për zonat e (pa)mbrojtura?
“Zonë e mbrojtur” është një hapësirë tokësore, ujore, detare e bregdetare, e përcaktuar qartë gjeografikisht, e njohur, me kufij të qartë fizikë dhe e menaxhuar nëpërmjet mjeteve ligjore apo mjeteve të tjera të efektshme, për të arritur ruajtjen/mbrojtjen afatgjatë të natyrës, e lidhur me shërbimet e ekosistemit dhe të vlerave kulturore”.
Ky është termi që sqaron atë se çfarë quhet zonë e mbrojtur në ligjin e posaçëm për to.
Së fundmi, ligji pësoi disa ndryshime që pas dekretimit nga Presidenti i Republikës dhe publikimit në QBZ, pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill.
Ndryshimet, që nga qeveria u argumentuan se sjellin mbrojtje më strikte për këto zona, në fakt, nëse i sheh nen pas neni, konstaton se rrisin fleksibilitetin për të ndërhyrë në këto zona. Por çfarë sjell konkretisht ky ndryshim për zonat e (pa)mbrojtura?
Ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura shtojnë disa koncepte të reja, që ndezin dritën e gjelbër për projektet e turizmit. Problemi në këtë rast nuk është zhvillimi i këtyre projekteve, por mënyra evazive sesi mund të vlerësohet se këto projekte përmbushin kushtet. Konkretisht në ligj shtohet koncepti “turizëm i ekselencë”.
“Në kuptim të këtij ligji është lloji i turizmit, i cili ofron akomodim në struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shërbime turistike ekskluzive të nivelit më të lartë”, thuhet në shpjegimin e termit. Pikëpyetja në këtë rast është çfarë cilësohet strukturë me standarde më të larta arkitektonike dhe mjedisore. Cilët janë treguesit që do të vendosin këtë standard dhe cilat janë shërbimet ekskluzive.
Së dyti, sërish te konceptet, kemi zgjerimin nga veprimtari tradicionale dhe ekoturistike në “ekonomike dhe turistike, duke përputhur objektivin e mbrojtjes, efektivitetit dhe përshtatshmërisë, me veçoritë që paraqet zona e mbrojtur ose nënzona”.
Së treti shtohen dy koncepte të reja, zonë natyrore e pashqetësuar dhe pak e shqetësuar që sërish kjo e fundit nxit veprimtaritë njerëzore dhe projekte.
Momenti më i mirë i turizmit në vend duket se po i shërben qeverisë që, nën petkun e këtij të fundit, të zgjerojë zhvillimin e projekteve në zona të mbrojtura. Konkretisht këtë, ligji e qartëson te neni 16, ku në pikën 2, pjesa hyrëse sanksionon se lejohen ndërtimet e strukturave me 5 yje.
Lexoni shkrimin e plotë në Monitor