-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

130 të vdekur nga sulmi në Moskë, Rusia: Kemi arrestuar autorët

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli të dielën ditë zie kombëtare, pas një sulmi të armatosur në një sallë koncertesh në Moskë, ku humbën jetën më shumë se 130 persona. 11 persona janë arrestuar deri tani sipas autoriteteve ruse, ndërsa katër prej tyre ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e së premtes.

Megjithëse jo drejperdrejt dhe pa dhënë prova, zoti Putin tha se Ukraina ishte e lidhur me sulmin, edhe pse grupi Shteti Islamik, dega e Afganistanit mori përgjegjësinë. Ukraina ka mohuar rreptësisht çdo përfshirje. Një zyrtar i zbulimit amerikan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se autoritetet amerikane kishin konfirmuar se dega e IS-it në Afganistan ishte përgjegjëse për sulmin.

Autoritetet ruse njoftuan se kishin arrestuar 11 persona, përgjegjës sipas tyre, për sulmin e armatosur në një sallë koncertesh në Moskë, ku mbi 130 persona humbën jetën. Komiteti Hetues i Rusisë tha se katër nga të arrestuarit ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Katër të dyshuarit u ndaluan në rajonin Bryansk të Rusisë perëndimore, jo shumë larg kufirit me Ukrainën”, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Ata planifikonin të kalonin kufirin në Ukrainë dhe “kishin kontakte atje”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Tass, duke cituar autoritetet.

Megjithëse duket se autoritetet ruse duan t’ia kalojnë fajin Ukrainës, një degë e Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Po ashtu, një zyrtar i zbulimit amerikan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se agjencitë amerikane të zbulimit kishin konfirmuar se ai grup ishte përgjegjës për sulmin.

Menjëherë pas sulmit, disa ligjvënës rusë e drejtuan gishtin nga Ukraina. Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, mohoi çdo përfshirje./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit