Sot u bënë 26-vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.
Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar fshatin.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Për shënimin e kësaj dite po mbahet një ceremoni.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk morën pjesë në këtë ceremoni.
Ata nuk u panë në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.
Nga kabinetet e Kurtit dhe Osmanit deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim për mungesën e tyre, raporton Gazeta Express.
Sqarimet kanë munguar edhe në Komunën e Deçanit, për të treguar nëse krerëve të shtetit u janë dërguar ftesa për të marrë pjesë.