Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës Ormir Guica, pasi ditën e sotme dhunoi me sende të forta efektivin Admir Okaj, i cili ishte dhe fqinji i tij.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër” thuhet në njoftimin e policisë.