-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hesht ose do e pësosh’! Krimi kthen armët nga policët e Shkodrës

Kryesoret

Ditën e sotme më 25 mars 2024, një efektiv policie, Admir Okaj u dhunua me sende të forta në qytetin e Shkodrës. Një dhunë e cila erdhi nga fqinji i tij një 47-vejçar O.G., i cili bëri për spital efektivin e policisë ku nga dëshmia e këtij të fundit u mësua se konflikti kishte ndodhur për arsye të dobëta.

Por në qytetin e Shkodrës në të kaluarën kanë ndodhur raste të tjera edhe më të rënda, ku policët janë dhunuar apo kërcënuar. Në të gjitha këto raste goditja është dhënë nga bota e krimit.

Ngjarja më e freskët është ajo e 12 marsit 2024, ku u bë një atentat ndaj Gjergj Ndërshtiqaj.

Prej dy vjetësh Ndërshtiqaj ishte dronist i Policisë së Shkodrës, dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.

22 dhjetor të vitit 2020, është hapur zjarr me armë drejt lokalit të efektivit Albert Pjetri në Dobraç.

Një breshëri plumbash e cila shkaktoi vetëm dëme materiale, por zjarri u hap ndaj pronës së efektivit të forcave “Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia shpalli fillimisht në kërkim 4 persona, Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj. Të katërt ata ‘shpëtuan’ nga akuza pasi mungonte një alibi e fortë se ishin ata që hapën zjarr ndaj lokalit të efektivit.

Megjithatë afërsisht një vit më vonë Bardhok Planaj i njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës mbeti i vrarë në një atentat.

Më 4 janar 2020 një sasi ekspozivi shpërtheu në shtëpinë e komandantit të Postës së Thethit, Prelë Milani.

Pas verifikimeve dhe deklarimeve, Policia e Shkodrës arriti në përfundimin se vendosja e tritolit kishte lidhje me detyrën e Milanit si shef i Postës në Theth, si dhe për shkak të operacioneve të kryera në zonën e Dukagjinit në luftë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Më 27 prill 2022 u dogj makina e efektivit Dritan Turhani. Kjo ngjarje erdhi si rrjedhojë e punës së Turhanit, pasi në atë kohë ai ishte në ndjekje të personave të shpallur në kërkim si dhe kontrollonte territore ku kultivoheshin lëndë narkotike.

Një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në 14 maj 2022, ku u dogj makina e efektivit Sokol Kroni.

Një person i maskuar është kapur nga kamerat e sigurisë duke i hedhur benzinë automjetit tip “Mitsubishi”.

Në kohën kur ndodhi ngjarja Sokol Kroni mbante detyrën e inspektorit të zonës në pikën turistike të Thethit. Dyshimet e para lidheshin me detyrën e tij, kryesisht aksionet dhe kontrollet në zonë për kultivimin e kanabisit.

Në 20 maj 2022 u vendos tritol në lokalin e efektivit Ndrek Rrasa. Ai ishte shprehur se kishte krijuar konflikte për shkak të parcelave me kanabis që ai dhe kolegët kishin asgjësuar në zonën e Dukagjinit, kur ishte me detyrë atje, ndaj një muaj e gjysmë para ngjarjes kishte kërkuar transferimin në komisariatin e Shkodrës.

Një tjetër sasi eksplozivi shpërtheu më 2 qershor 2022, në shtëpinë e Pëllumb Vukaj.

Efektiv i cili gjatë operacionit “Dukagjini” që u zhvillua në vitin 2018, së bashku me kolegë të tjerë të policisë, asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë kanabis dhe çuan në arrestimin e 90 personave, mes tyre punonjës të policisë, 4 kryepleq fshatrash që ishin natyralizuar në kultivues dhe trafikantë të tjerë të zonës.

Vetëm 1 vit më parë në 13 janar 2023, shefit të Krimeve Pëllumb Shpati, iu vendos eksploziv në derën e shtëpisë.

Ai vetë tha se nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa i ati e lidhi ngjarjen me detyrën e tij si shef krimesh.

Këto janë rastet në të cilat policia është goditur nga bota e krimit, ku nëse ata nuk ‘qepin gojën’ kërcënimet ndaj tyre vihen menjëherë në veprim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit