Policia Rrugore ka ndëshkuar me gjoba shumë drejtues mjetesh të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit.
Janë vendosur 22 500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Policia ka pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.