Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar mes Shkodrës dhe Tiranës ku u godit një grup që trafikonte armë zjarri nga veriu drejt kryeqytetit. Pesë persona, mes tyre efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe u arrestuan.
Të arrestuarit e tjerë janë arrestuar Sabian Hasaj 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç dhe Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Brenda makinës së tyre u gjetën dhe u sekuestruan 4 automatikë dhe 5 pushkë që i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës, por u kapën në një parking në rrugën e Rinasit.
Në makinën e parë ishin dy persona që po “çanin” rrugën dhe tre të tjerët pas me makinën e dytë që gjendeshin armët.