-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme lë në burg pa afat Goron, të premten i zihet karrigia

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në arrest me burg pa afat kryetarin në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për rastin e tjetërsimit të pronës shtet në Himarë, e cila në fund si pasojë e manovrave përfundoi në duart e Artan Gaçit, që mori statusin e investitorit strategjik. Goro kërkoi lirinë, por kërkesa e tij u refuzua. Në detyrim paraqitje u la Bilbil Aliaj dhe arrest shtëpie Vezir Gjikoka. Ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe Stavri Mëhilli janë në kërkim.

Dy rastet që akuzohet Jorgo Goro

Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, Stavri e Foto Mëhilli është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gacin.

Në episodin e dytë një pronë bujqësore prej 5080 m2, Jorgo Goro në bashkëpunim me vartësin e tij, Jerasimo Bashi, e ka kthyer pronë shtet. Në kufi me këtë sipërfaqe toke, sipërmarrësi privat, Artan Gaçi, ish- deputet i PS- së, i kishte blerë tokën me dokumente të falsifikuara Stavri Mëhillit.

Sipërfaqja e tokës më pas është bashkuar në një të vetme dhe pas kësaj shoqëria tregtare e drejtuar prej Artan Gaçit merr leje ndërtimi për një kompleks turistik (10.592 m2). Ditën e premte Jorgo Goro pritet që të zëvendësohet me njërin nga dy n/ kryetarët aktualë të bashkisë.

Gjykata e Posaçme lë në burg pa afat Goron, të premten i zihet karrigia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit