Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përshëndetur dorëzimin e kërkesë padisë nga ana e Kontabilistëve të Miratuar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me taksimin e profesionistëve të lirë.
Në fund të shkurtit 2024 grupi parlamentar i PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e taksimit të profesionistëve të lirë.
Deputetja Tabaku ka denoncuar prej disa kohësh që ky projektligj është pjesë e një sistemi korruptiv dhe abuziv të taksimit që po vret konkurrencën dhe po i vendos shtresës së mesme barrën fiskale.
“Vitin e kaluar qeveria shqiptare miratoi një ligj i cili i tatonte pothuajse 30.000 profesionistë të lirë me një shumë totale thuajse 30 milionë euro.
Ky ligj është abuziv sepse taton këtë lloj biznesi më shumë se të gjithë bizneset e tjera, këtë lloj sipërmarrje më shumë se sipërmarrjet e tjera” u shpreh Tabaku.