-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhjet, telefonatat dhe prapaskenat/ Kush është “Visi i Pazarit” mes policisë dhe kokainës?

Kryesoret

Në emisioni “Top Story” u diskutua mbi efektivët e policisë, të cilët janë përfshirë në grupe kriminale. Në analizë u mor rastin e efektivit të Operacionales, Ervis Shkurta, i njohur si Visi i Pazarit, i cili u arrestua më 23 mars nën akuzën se ndihmonte grupet kriminale për të shkëmbyer lëndë narkotike.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat duke dhënë detaje për rolin e Shkurtës, tha se ky i fundit përzgjidhte vendin ku grupi kriminal ku ishte i përfshirë, mund të bënte shkëmbimin e drogës.

“Hetimi ka nisur në datën 15 janar ku SPAK i ka dërguar një shkresë prokurorisë së Tiranës për të hetuar 2 persona që furnizonin me kokainë zona të kryeqytetit.

Pasi magazinonin kokainën, ata kontaktonin grupe të ndryshme kriminale. Hetimi është ende në vijim dhe pritet që të kemi persona të tjerë që mund të arrestohen.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe një person i quajtur “Visi i Pazarit”, punonjës policie që më pas bënë që prokuroria të hetonte më tej.

Ky person u jepte të dhëna se ku do të kryhej trafiku i drogës. Ishte i shqetësuar ditën e operacionit. Ajo zonë ishte përzgjedhur nga “Visi i Pazarit” si një zonë e pa mbuluar nga kamerat”, u shpreh Bezat.

Bezat shtoi se deri më tani, në 3 muaj, rreth 120 punonjës policie janë arrestuar apo vënë nën hetim si të përfshirë në grupe kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit