-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i cakton detyra biznesit për punëtorët: Duhen paga dinjizote

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën për arsimin dhe formimin profesional se nevoja për krah të kualifikuar pune është sfida me të cilën po përballet Europa sot. Theksoi se vendi ynë nuk përballet ende me mungesë të kapitalit njerëzor.

Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për rolin që duhet të luajnë ndërmarrjet apo bizneset private në Shqipëri. Rama mori si shembull sektorin e turizmit, që së fundmi ka njohur rritje të ndjeshme në Shqipëri dhe konsiderohet si industri e re.

“Dhe një ndarje më e drejtë e fitimit me vetë punonjësit nuk është çështje zemërgjerësie por çështje domosdoshmërie. Është mundësia për të ndërtuar një dialog të strukturuar me ndërmarrjen për nevojën e kontributit të drejtpërdrejt të kompanive në rritjen e kapaciteteve të shtetit për të formuar të rinjtë me zanatet dhe aftësitë e nevojshme për tregun në mënyrë që tregu të mos krijojë vende të lira pune që mbeten bosh jo më për shkak të kapaciteteve paguese, por për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuar.

 Këtu nis nevoja për një strukturë të re të marrëdhënies mes industrisë dhe aktorëve në sektrorin publik, që nga qeveria, nga niveli qëndror, te bashkitë, shkollat profesionale, shtetërore ose private. Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim të pashmangshëm, mbi nevojën e bashkërendimit të forcave, mbi nevojën e investimit të përbashkët me kushte të qarta, me përfitim reciprok që të punësojmë me paga dinjizote forca pune dhe për sipërmarrjet që të ketë forca pune që i paguan me paga dinjitoze”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit